Vullkani Turrialba është aktivizuar duke gjuajtur tym të trashë dhe hi me erë të fortë të squfurit që erdhi deri në San Jose, kryeqyteti i Kosta Rikës, sipas autoriteteve lokale.
Një erupsion i moderuar, i cili mbuloi muret e kraterit, ndodhi mbrëmë në orën 21:00 por nuk kishte arsye për të shpallur gjendje alarmante në San Jose, u tha nga qendra vullkanike dhe sizmike.
Erupsioni zgjati rreth gjysmë ore, ndërsa vullkan Turialba nxori jashtë hirin dhe një erë të fortë të squfurit, kurse shpërthimi i mëparshëm ishte të enjten e kaluar.
Vulkani Turialba është 3340 metra i lartë dhe nuk ka qenë aktiv për 130 vjet, para se të aktivizohej shekullin e kaluar, dhe në fillimin të marsit, për shkak të cilit u mbyll aeroporti në kryeqytet për gati dy ditë, sipas AFP./arbresh.info/