Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së Adem Grabovci thotë se protesta është e drejtë e qytetarëve por se para se të protestohet duhet të njohët vetvetja dhe realiteti. Tha se ka mjaft arsye për të protestuar, por kjo relativizohet kur shihen mundësitë e shtetit të Kosovës për zhvillim. Tha se PDK është e gatshme të shkoj sërish në zgjedhje nëse kjo i kërkohet nga opozita.
Adem Grabovci thotë se PDK është e gatshme për të shkuar sërish në zgjedhje nëse kjo kërkohet nga opozita. Por thotë se rezultati duhet respektuar, pasi edhe vetëm një votë bën diferencën.
“Nëse do opozita kur të do ne jemi të gatshëm që të shkojmë prapë në zgjedhje. Prapë dalim para qytetarëve. Zgjedhjet i fiton ai që e merr një votë më shumë”, tha Gabovci.