Aktiviteti i gylenistëve sa ishin në Kosovë (Foto)

E publikuar: 30/03/2018 23:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjashtë shtetas turq, banorë në Kosovë, janë arrestuar dje nga autoritetet e sigurisë në vend.

Të arrestuarit ishin drejtues të institucioneve shkollore turke në Kosovë, të identifikuar nga Turqia si mbështetës të Fetullah Gylenit; Mustafa Erdem dhe zëvendësi i tij Yusuf Karabina, drejtori Kahraman Demirez, Cihen Ozkan dhe Hasan H. Gunakan

Para ekstradimit për në Turqi, të njëjtit shërbenin si profesorë në kolegjin “Mehmet Akif”, i cili ka disa filiale në qytete të ndryshme të Repulikës së Kosovës.

Përpos pesë shtetasve turq të arrestuar, policia ka prangosur edhe mjekun Osman Karakaya.

Ndryshe, ekstradimi i tyre erdhi pasi të njëjtit janë në “listën e zezë” të presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan.  Kësisoj, 6 shtetasit turk do të akuzohen se janë pjesë e lëvizjes së kundërshtarit ideologjik të tij, Fetullah Gulen që jeton në SHBA.

Indeksonline ua sjell disa foto: