Shkolla e ndërtuar në shekullin e 19-të, që ndodhet në Cork të Irlandës, është përfolur shpesh se brenda saj ndodhin gjëra të pashpjegueshme.
Meqenëse mirëmbajtësit kanë gjetur shumë gjëra të rrëzuara dhe të dëmtuara, janë vendosur kamerat që aktivizohen kur ka lëvizje, transmeton Telegrafi.
Pamjet që janë kapur së fundmi, tregojnë momentet rrëqethëse kur dera është përplasur vet, një dollap ka nisur të lëkundet dhe kapaku është hapur, prej nga kanë rënë disa letra.
Derisa duket se gjithçka mbaroi, tabela që tregon se dyshemeja është e lagur, ka lëvizur papritmas duke u rrëzuar me zhurmë.
Ende nuk është dhënë ndonjë shpjegim për këtë rast, që është komentuar vetëm si aktivitet paranormal dhe po bëhen hulumtime për zbulime të mëtutjeshme. /Telegrafi/