Alix Livingstone nga Melburni i Australisë, ka hyrë fshehtas në një kasaphane, që të përshëndetet me viçat që prisnin në radhë që të prehen për mish.
Megjithëse ka kërkuar që t’i adoptojë dhe ofroi para në këmbim të tyre, 23-vjeçares nuk iu lejua nga zyrtarët e kompanisë, transmeton Telegrafi.
Madje, asaj i thanë që të largohej, sepse po e pengonte procesin e punës së tyre.
“Kanë ardhur në jetë para 30 ditësh, është e padrejtë që të vriten. Pasi nuk munda ta ndalojë mbytje, së paku desha të përshëndetem me to”, ka thënë Livingstone.
Pasi u bë vegane para dy vitesh, ajo është aktiviste e madhe e të drejtave të kafshëve, duke protestuar në forma të ndryshme, që të mos përdoren mishin apo produktet e tyre për ushqim. /Telegrafi/