Aktivistja në Shoqërinë civile Besa Luzha mori në tryezën që e organizoi Vetëvendosje me shoqërinë civile.
Ajo, raporton Koha Ditore, ka kërkuar presion edhe nga bashkësia ndërkombëtare që caktohet data e zgjedhjeve
Luzha ka thënë: “Është momenti që duhet gjetur zgjidhje për ketë pakënaqësi. Janë diskredituar të gjitha vendimet që i ka marrë kjo elitë. Kjo qeveri moralisht duhet dhënë përgjegjësi. Zgjedhjet janë e vetmja mundësi për të dyja palët. Edhe njerëzit po kërkojnë të shkohet në zgjedhje dhe të jetë një garë e ndershme.
“Presion të kërkojmë edhe nga bashkësia ndërkombëtare ta caktojnë datën e zgjedhjeve. Pas gjithë atyre qe kanë ndodhur Thaçi nuk është i përshtatshëm si figurë unifikuese për t’u zgjedhur president. Të bëjmë kërkesë të artikuluar edhe me shoqërinë civile dhe te themi se duam një opsion të zgjedhjeve fer, dhe të mbyllet ky proces, sepse protestat vetëm sa e polarizojnë situatën”, ka përfunduar Luzha.