Aktivistët e Vetëvendosjes pritet të dalin para Gjykatës

E publikuar: 30/11/2015 13:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

11 të arrestuar të shtunën kur policia zhvilloi aksion në selinë e “Vetëvendosjes” pritet të dalin për një orë para gjykatës.

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës, sipas gazetarit të KALLXO.com, së shpejti do të nisë seanca e caktimit të masës së sigurisë ndaj tyre.

11 të arrestuarit janë ndarë në tri grupe. Ata dyshohen për pjesëmarrje në turmë që kryen huliganizëm.