Aktivistët e dënuar të Vetëvendosjes, arrijnë në Gjykatë të Apelit

E publikuar: 22/02/2018 10:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Katër aktivistët e Vetëvendosjes që u dënuan me 21 vjet burg për sulmin në Kuvend janë sjellë në Gjykatë të Apelit ku pritet të shqyrtohet ankesa e mbrojtjes lidhur me vendimin e Gjykatës së Shkallës së parë.

Frashër Krasniqi, Atdhe Arifi dhe Egzon Haliti janë sjell me duar të lidhura nga qendrat e paraburgimit ndërsa në Gjykatë është edhe e dënuara tjetër Adea Batusha e cila është në liri./indeksonline/