Aktgjykimi për aktivistët e Vetëvendosjes, të pranishëm edhe Njësia Speciale

E publikuar: 17/11/2017 13:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas pak çastesh në Gjykatën Themelore në Prishtinë pritet të shpallet aktgjykimi ndaj katër aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje të akuzuar për terrorizëm.

Në Pallatin e Drejtësisë, ku pritet të mbahet seanca e fundit, ka interesim jashtëzakonisht të madh të mediave, ndërkohë sipas informatave të gazetarit të Gazetës Express që po qëndron atje, brenda objektit të Gjykatës ka pjesëtarë të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës.

Poashtu, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, kanë ardhur të përcjellin seancën edhe deputetet Donika Kadaj – Bujupi dhe Albulena Haxhiu.