Aktgjykimi i 2014-ës i Kushtetueses ka shumë paqartësi për konstituimin e këtij Kuvendi

E publikuar: 01/08/2017 10:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dështimi i zgjedhjes së Kadri Veselit kryetar të Kuvendit në seancën e 3 gushtit, mund të krijojë situata bllokuese në Kuvend, thonë monitorues të punës së Kuvendit.

Për të shmangur situata të tilla në të ardhmen, kërkojnë nga deputetët e legjislaturës së re që të dërgojnë për rishqyrtim në Gjykatën Kushtetuese, vendimin e kësaj Gjykate të vitit 2014, raporton KTV.

Albert Krasniqi nga KDI-ja, thotë se fillimisht duhet të iniciohet ndryshimi i Kushtetutës dhe më pas deputetët ta dërgojnë për rishqyrtim aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese.

Krasniqi thotë se është urgjent rishqyrtimi i këtij aktgjykimi.

Ndërsa, Isuf Zejna nga “Demokracia Plus”, thotë se aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese mund të rishqyrtohen nga Gjykata Kushtetuese.

Ai vlerëson se aktgjykimi i Kushtetueses ka lënë shumë zbrazëti për zgjedhjen e kryetarit.

Në aktgjykimin e Kushtetueses të vitit 2014, e drejta për të propozuar kandidatin për kryetar të Kuvendit i takon koalicionit apo partisë që ka dalë e para në zgjedhje.