Aktakuzë ndaj një personi për dhunë seksuale gjatë luftës

E publikuar: 04/10/2023 16:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

The capitals of the EU : The Hague

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër të pandehurit Z.V.

Sipas kësaj prokurorie, Z.V akuzohet për veprën ‘’Krimet e luftës kundër popullsisë civile’’, gjegjësisht dhunë seksuale.

“Aktakuza kundër të pandehurit me iniciale Z.V. është ngritur për shkak të veprës penale ‘’Krimet e luftës kundër popullsisë civile’’ nga neni 142 të Kodit penal të Jugosllavisë ( i cili ishte në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale), aktualisht e inkriminuar si Krimet kundër njerëzimit nga neni 143 paragrafi 1 nën paragrafi 1.7 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale.

Kjo është aktakuza e gjashtë e Prokurorisë Speciale për dhunë seksuale gjatë luftës në Kosovë, prej të cilëve dy janë në praninë e të pandehurit dhe katër për gjykim në mungesë.