Privatizimi i Fabrikës së Armaturave të Ndërtimtarisë në Podujevë në vitin 2006 me spin-off special dhe përfundimi i mbikëqyrjes ndaj kësaj ndërmarrjeje nga Agjencia Kosovare e Privatizmit, ka ngjallur shumë mosmarrëveshje ndër vite.
Sipas burimeve të Kohës Ditore, mu për këtë çështje të fabrikës, thuhet se Prokuroria ka ngritur aktakuzë ndaj Naser Osmanit, në cilësinë e nënkryetarit të Bordit të AKP-së në atë kohë.
Bashkë me Osmanin, aktakuza përfshin edhe shtatë zyrtarë tjerë të AKP-së./infokusi/