Aktakuzë kundër 23 personave për krim të organizuar

E publikuar: 03/03/2016 15:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër 23 pandehurve, të cilët akuzohen për krim të organizuar, pastrim parash, shpërdorim të pozitës zyrtare.

“Aktakuza përfshinë 29 pika të veprave penale, duke përfshirë krimin e organizuar, pastrimin e parave, lëshimin e vendimeve gjyqësore të paligjshme, shpërdorimin e pozitës zyrtare, falsifikimin e dokumenteve zyrtare dhe grabitjen”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë.

Aktakuza është ngritur nga një prokuror i EULEX-it në Prokurorinë Speciale të Kosovës.