Aktakuza për keqpërdorim me rezervat shtetërore, LDK mban konferencë për media

E publikuar: 13/11/2025 12:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lidhja Demokratike e Kosovës  ka njoftuar se sot do të mbajë një konferencë për media.

Sipas njoftimit të LDK-së temë e konferencës, e cila do të mbahet në ora 15:00 do të jetë ngritja e aktakuzës lidhur me keqpërdorimin me rezervat shtetërore.

“Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie sot, në orën 15:00, në Selinë Qendrore. Tema e konferencës do të jetë ngritja e aktakuzës lidhur me keqpërdorimin me rezervat shtetërore.”