Lajmet

Aktakuza ndaj mjekëve ndikon në punë

21.06.2016 10:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Aktakuza ndaj mjekëve ndikon në punë

Një aktakuzë e ngritur nga Kryeprokurori i Shtetit, për siç thuhet, shpërdorim detyre dhe njëkohësisht fondesh për pacientët që dërgoheshin për shërim jashtë institucioneve të shëndetit publik, e ka detyruar një ministër të Qeverisë së Kosovës të jap dorëheqjen, ndërkohë që ka implikuar edhe 63 punonjës shëndetësorë.

Të gjithë të akuzuarit presin fillimin e gjykimit, në një rast të cilësuar si rasti “Stentat”, e i përfolur në opinionin publik, ndërkohë që thuhet se e gjithë situata ka ndikuar në punën e mjekëve në institucionet shëndetësore.

Në Qeverinë e Kosovës, zëvendësimi i ministrit të larguar të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, konsiderohet si vendim politik të cilin duhet ta bëjë kryeministri Isa Mustafa në marrëveshje me partnerët e koalicionit, ndërkohë që çështje më delikate, konsiderohet ajo e personelit mjekësor nën hetime.

Kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë, Blerim Syla, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se aktakuza ndaj 63 punonjësve shëndetësorë, ka efekte negative në punën e gjithë personelit mjekësor në vend, meqë pjesa më e madhe e tyre janë profesionistë, tani nën akuzë.

“Ata janë zotuar se do tu përgjigjen organeve të drejtësisë dhe deri sa të vendoset verdikti final i aktakuzës nuk kemi çka të flasim. Por, unë mendoj se kjo ka filluar të ndikojë negativisht në punën e tyre. Edhe ata vetë janë duke u frikësuar t’i referojnë pacientët jashtë këtyre institucioneve. Fajtorët duhet të dënohen ndërkaq të tjerët të vazhdojnë punën, pasi që kjo po ndikon negativisht në punën e përditshme tek të gjithë mjekët”.

“Aty nuk ofrohen shërbime 24 orësh në Kardiologji Invasive, për shembull dhe në rast se infarktet akute kërkojnë koronografi shpejtë, dhe këta nuk referohen, e pacienti vdes, kush duhet të dënohet’’, ka thënë Syla.

Vendimi për ngritje të aktakuzës ka krijuar “huti” në mesin e mjekëve të institucioneve publike shëndetësore, duke shkaktuar edhe “probleme në raportin me pacientët” të cilëve, siç thuhet, “nuk mund t’u sugjerohet dërgimi në institucione private për shërim të mëtejmë”.

Për Valbon Krasniqin, këshilltar i ministrit të Shëndetësisë, Imet Rrahmani, shërbimet shëndetësore që nuk ofrohen brenda institucioneve publike shëndetësore, referohen jashtë tyre.

Ndonëse aktakuza është ngritur edhe ndaj një grupi të mjekëve për shpërdorim të detyrës dhe fondeve për dërgim të pacientëve kosovarë për shërim jashtë vendit, Krasniqi thotë se për shërbimet që kryhen brenda institucioneve publike shëndetësore, mjekët punojnë me përgjegjësi.

Por, ai tha se Ministria e Shëndetësisë nuk ka asnjë shkresë zyrtare për ngritjen e aktakuzës.

‘’Të gjithë profesionistët shëndetësorë brenda institucioneve shëndetësore publike e kryejnë punën e tyre me zell, në bazë të kapaciteteve dhe mundësive që kanë e që i ofrojnë institucionet publike shëndetësore. Çështjet e tjera janë mes tyre dhe institutcioneve përkatëse që merren me hetime e akuza e që tashmë janë aktuale.

Udhëzimi administrativ parasheh që për çdo shërbim shëndetësor që nuk ofrohet në institucione publike shëndetësore, të referohet jashtë institucioneve publike e që e kryejnë këtë shërbim. Ministria e Shëndetësisë ende nuk ka diçka zyrtare për ngritje të aktakuzës, përveç nëpër media që kemi dëgjuar. Ne nuk kemi kompetenca të ndërhyjmë apo të komentojmë rreth çështjes që ka të bëjë me Kryeprokurorinë e Shtetit”, ka thënë Krasniqi.

Aktakuza e ngritur nga Kryeprokurori i Shtetit ndaj ministrit në largim, Ferid Agani dhe 63 personave të tjerë, përfshinë periudhën e viteve 2011-2015, në të cilën siç thuhet është shpërdorur buxheti i Kosovës në vlera milionëshe.

Aktakuza e detyroi ministrin e Planifikimit Hapësinor, Agani, që të kërkojë nga kryeministri Mustafa ta lirojë nga detyra deri në shpalljen, e siç tha, “pafajësisë së plotë”.

Qeveria disa ditë më vonë thotë se kryeministri Mustafa e ka “liruar nga detyra” ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani pas, siç thuhet “kërkesës së ministrit”.

Sidoqoftë, edhe presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi, e ka cilësuar si shembull të qeverisjes së mirë, vendimin e Ministrit Ferid Agani për tu liruar nga detyra, në mënyrë që t’i lë organeve të drejtësisë që të kryejnë punën e tyre.

Ai më tej ka shtuar se ky duhet të jetë shembull i sjelljes në pajtim me etikën institucionale, dhe i gatishmërisë për qeverisje të mirë./rel/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Policia e Kosovës falënderon qytetarët për protestën e qetë dhe pa incidente

Policia e Kosovës falënderon qytetarët për protestën e qetë dhe pa incidente

Haradinaj pas protestës në Prishtinë: Faleminderit gjithë shqiptarëve, “Jo në emrin tim!”

Haradinaj pas protestës në Prishtinë: Faleminderit gjithë shqiptarëve, “Jo në emrin tim!”