Aktakuza ndaj Granit Plavës, dyshohet se e vr*u Liridonën në pjesën prapa veshit

E publikuar: 31/01/2025 12:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjyqtarja e rastit, Fatime Dërmaku ka lexuar aktakuzën ndaj Granit Plavës në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt.

I akuzuari Granit Plava akuzohet për vrasje të rëndë.

“I akuzuari Granit Plava akuzohet për veprën penale vrasje e rëndë. Ai ka goditur Liridona Ademajn në pjesën prapa veshit duke i shkaktuar vdekje në vend” thuhet në aktakuzën ndaj Granit Plavës. Në momentin e vrasjes thuhet se Naim Murseli i ka mbajtur duart gruas së tij për të mos evituar momentin tragjik.