Lajmet

Aktakuza e PSRK-së: Togeri serb i Policisë së Kosovës akuzohet se i çoi BIA-s informacione e dokumente sekrete

13.05.2026 17:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Aktakuza e PSRK-së: Togeri serb i Policisë së Kosovës akuzohet se i çoi BIA-s informacione e dokumente sekrete

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) më 8 maj 2026 ka ngritur aktakuzë ndaj togerit të policisë Bojan Jevtiq, i cili ngarkohet se në mënyrë të vazhdueshme, ka mbledhur, siguruar dhe transmetuar te BIA serbe informacione dhe dokumente zyrtare të klasifikuara si “konfidencial” dhe “sekret”, që ndërlidhen me sigurinë dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës së siguruar nga “Betimi për Drejtësi“, Jevtiq akuzohet se nga një periudhë kohore e pacaktuar e deri me datë 17 korik 2025, respektivisht deri në momentin e arrestimit të tij, në cilësinë e zyrtarit policor me gradën toger dhe në detyrën e Shefit të Sektorit të Operativës në Stacionin Policor Kufitar, me dashje dhe në mënyrë të vazhdueshme transmetoi te Shërbimit Inteligjent të Serbisë (BIA) informacione dhe dokumente zyrtare të klasifikuara si “konfidencial” dhe “sekret”, e të cilat ndërlidheshin me sigurinë dhe rendin kushtetues të Repubikës së Kosovës.

Jevtiq akuzohet për “Spiunazh” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Sipas aktakuzës, Bojan Jevtiq pa autorizim dhe jashtë kompetencave të tij zyrtare ka siguruar dokumente dhe materiale që ndërlidhen me aktivitetet e Policisë së Kosovës dhe Agjencisë së Kosovës për Intelegjencë (AKI), të cilat më pas i ka vënë në dispozicion duke i transmetuar dhe komunikuar tek përfaqësues të BIA-s.

Aktakuza thotë se, këto informacione i pandehuri Jevtiq, i ka dërguar përmes mjeteve të komunikimit elektronik “WhatsApp” dhe “Telegram”, në veçanti tek zyrtari i BIA-s i njohur me nofkën “Çira”, me të cilin është takuar edhe fizikisht në disa raste në Beograd.

Andaj, thuhet se me këto veprime i akuzuari edhe pse në dijeni për natyrën e klasifikuar të dokumenteve dhe pasojat e mundshme, ka cenuar rëndë sigurinë kombëtare, rendin kushtetues dhe funksionimin e institucioneve të Republikës së Kosovës, si dhe ka rrezikuar drejtpërdrejt jetën dhe sigurinë e zyrtarëve shtetërorë dhe qytetarëve të saj.

Prandaj për këto veprime, Bojan Jevtiq ngarkohet me veprën penale “Spiunazh” nga neni 124, paragrafi 6 lidhur me paragrafin 4 dhe nenin 77 të Kodit Penal.

Kurse, në pikën e dytë të aktakuzës, Bojan Jetviq akuzohet se nga data e pacaktuar e deri më 17 korrik 2025,  gjatë bastisjes së shtëpisë së tij, nga ana e Inspektoriatit Policor të Kosovës, i është gjetur në posedim, pa autorizim dhe në kundërshtim me ligjin në fuqi, një armë “Zastava” me karikator dhe 43 fishekë, të cilat edhe i janë sekuestruar në vendin e ngjarjes.

Me këtë, Jevtiq ngarkohet se ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorzuar i armëve” nga neni 366, paragrafi 1 të Kodit Penal.

Prokuroria Speciale i ka propozuar Gjykatës, ndalimin e ushtrimit të funksioneve në administratën publike në kohëzgjatje prej 5 vitesh, vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj Jevtiq, konfiskimin dhe asgjësimin e armës, para të gashtme në shumën prej 2,000,000.00 dinarë, 500 franga zvicerane, si dhe 7003 euro, si pasuri e fituar me kryerjen e vepërs penale. /BetimipërDrejtësi

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Rutte: Kosova është partner i rëndësishëm i NATO-s

Rutte: Kosova është partner i rëndësishëm i NATO-s

Programet e reja në Kolegjin AAB vendosin standarde të reja në arsimin e lartë në rajon

Programet e reja në Kolegjin AAB vendosin standarde të reja në arsimin e lartë në rajon

​Qarkullimi në industri u rrit për 5.49 për qind ani se u pakësuan punëtorët

​Qarkullimi në industri u rrit për 5.49 për qind ani se u pakësuan punëtorët

Këta janë deputetët që kanë siguruar për herë të parë ulëse në parlament

Këta janë deputetët që kanë siguruar për herë të parë ulëse në parlament

Edmond Lajçi i kërkon falje familjes së Gjyljeta Ukellës: “Kam qenë nën ndikimin e barnave”

Edmond Lajçi i kërkon falje familjes së Gjyljeta Ukellës: “Kam qenë nën ndikimin e barnave”

Haxhiu: Misionet ndërkombëtare nuk u morën seriozisht me adresimin e krimeve që i ka bërë Serbia në Kosovë

Haxhiu: Misionet ndërkombëtare nuk u morën seriozisht me adresimin e krimeve që i ka bërë Serbia në Kosovë

Departamenti i Shtetit: Të gatshëm ta ndihmojmë Kosovën për të siguruar të ardhmen energjetike

Departamenti i Shtetit: Të gatshëm ta ndihmojmë Kosovën për të siguruar të ardhmen energjetike

AKB: Kush del kundër Amerikës, del kundër zhvillimit ekonomik dhe të ardhmes euroatlantike të Kosovës

AKB: Kush del kundër Amerikës, del kundër zhvillimit ekonomik dhe të ardhmes euroatlantike të Kosovës

Prishtina, Prizreni, Gjakova e Ferizaj në listë – Këto janë komunat ku do të rinumërohen votat

Prishtina, Prizreni, Gjakova e Ferizaj në listë – Këto janë komunat ku do të rinumërohen votat

Murati kritikon Komunën e Prishtinës për transportin publik: Shkelje e plotë e ligjit

Murati kritikon Komunën e Prishtinës për transportin publik: Shkelje e plotë e ligjit

Parlamenti Evropian me mesazh për Kosovën: Përshpejtoni reformat që lidhen me BE-në

Parlamenti Evropian me mesazh për Kosovën: Përshpejtoni reformat që lidhen me BE-në

Trump e quan udhëtimin e G7-ës “sukses të madh”

Trump e quan udhëtimin e G7-ës “sukses të madh”

PE miraton raportin për Shqipërinë, Rama: Rezultati ndan dezinformimin digjital nga realiteti i projektit Vjosë- Nartë

PE miraton raportin për Shqipërinë, Rama: Rezultati ndan dezinformimin digjital nga realiteti i projektit Vjosë- Nartë

Halil Kastrati paralajmëron qytetarët: Po keqpërdoret identiteti im për mashtrime financiare

Halil Kastrati paralajmëron qytetarët: Po keqpërdoret identiteti im për mashtrime financiare

LVV falënderon mërgatën për mbështetjen në zgjedhjet e 7 qershorit: Morëm mbi 75 për qind të votave

LVV falënderon mërgatën për mbështetjen në zgjedhjet e 7 qershorit: Morëm mbi 75 për qind të votave

Dy persona gjobiten me nga 200 euro për hedhje të mbeturinave në vende të papërshtatshme në Ferizaj

Dy persona gjobiten me nga 200 euro për hedhje të mbeturinave në vende të papërshtatshme në Ferizaj