Gjykata Speciale do të formohet brenda gjashtë muajsh, thotë avokati i njohur Gregory Guy Smith. Aktakuza e parë, mund të ngritet rreth muajit prill ose maj të vitit 2016.
Ai ka thënë se nuk e njeh mirë punën e administratës së Gjykatave, por nga përvoja e tij, të paktën gjashtë muaj mund të marrë kohë deri te funksionimi i Gjykatës.
“Nuk e di, por pasi të finalizohet marrëveshja mes Kosovës dhe Holandës, duke supozuar se Holanda do të jetë vendi I Gjykatës, mekanizmat për ta kompletuar Gjykatën janë shumë substanciale”, ka thënë Gregory Guy Smith.
“Varet sa kohë, ndoshta mund të jetë së paku gjashtë muaj. Sipas mendimit tim do të jetë së paku gjashtë muaj”, thotë ai, megjithëse ka përsëritur se nuk është aspak i përfshirë në këtë proces dhe se nuk e njeh mirë punën administrative të gjykatave.
Ndërkohë në bashkëbisedim me udhëheqësin e emisionit “Zona B”, Smith dhe Baton Haxhiu erdhën në përfundim se aktakuza e parë e Gjykatës Speciale mund të vie në muajin prill të vitit 2016.