Akt heroik: Policët shpëtojnë dy persona të moshuar nga vërshimet (VIDEO)

E publikuar: 20/11/2025 00:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dy zyrtarë policorë në Gjilan kanë bërë një akt heroik gjatë së martës.

Ata kanë arritur që reagojnë dhe t’i shpëtojnë dy persona të moshuar dhe t’i nxjerrin nga shtëpia e tyre e cila ishte përmbytur nga reshjet e dendura.

“Reagimi i shpejtë dhe profesional i zyrtarëve policorë kanë bërë që të shmangen pasoja të rënda dhe të mbrohen dy jetë njerëzish”, thuhet në njoftimin e policisë transmeton Klankosova.tv.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan qëndron pranë qytetarëve në çdo situatë me përkushtim në mbrojtje të jetës e pasurisë së secilit qytetar dhe reagim me kujdes e përgjegjësi sa herë që kërkohet.