Krimet ekonomike të Policisë së Kosovës, të udhëhequr nga Prokuroria Themelore në Prizren po zhvillojnë një aksione në disa qytete të Kosovës dhe cak janë mbi 40 persona të dyshuar.
Këtë e ka konfirmuar për KosovaPress, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu i cili tha se ky aksion është ende duke vazhduar.
“Mund t’ konfirmoj që jam në udhëheqje të aksionit i cili është duke vazhduar, target kemi mbi 40 persona dhe ka gjithpërfshirje në të gjitha qytetet e Kosovës”, tha Kryeziu.
Sipas “Betimit për Drejtësi” deri tani janë arrestuar disa persona në regjionet e Prizrenit, Prishtinës, Pejës, Gjilan, Ferizajt, Mitrovicës dhe Gjakovës, ndërsa aksioni është duke u zhvilluar lidhur me kryerjen e veprave penale “keqpërdorim i besimit”, “keqpërdorim i autorizimeve në ekonomi”, “ndihmë në keqpërdorim të besimit” dhe falsifikim të dokumentit.


















