Aksioni i policisë po zhvillohet në Prishtinë e Gjilan, ja detajet…

E publikuar: 18/08/2016 09:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës ka nisur një aksion të madh në dy rajone të Kosovës kundër veprës penale kontrabandim me mallra.
Këtë e ka konfirmuar për Indeksonline edhe zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha, i cili ka thënë se aksioni ka nisur qysh në orët e para të mëngjesit.

“Në këto momente Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën e Kosovës është duke realizuar operacion në dy rajone, në atë të Prishtinës dhe Gjilanit, që ka për qëllim luftimin e veprës penale ‘kontrabandim me mallra’”, ka thënë Hoxha.