Aksioni në veri, Policia gjen mjete shpërthyese në një bodrum (FOTO)

E publikuar: 14/10/2023 13:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës sot ka nisur një aksion në veri të vendit si vazhdim i hetimeve që janë duke u bërë për sulmin terrorist në Banjskë, të 24 shtatorit.

Policia atje ka hasur në mjete shpërthyese në një bodrum në lokacionin “Tre Rrokaqiejt”.

Këtë e ka bërë të ditur, Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për Rajonin e Veriut, Veton Elshani.

Ai ka thënë se janë gjetur mjete të dyshimta shpërthyese pa dhënë më shumë detaje.

“Pjesëmarrës në këto kontrolle ishin edhe zyrtarë nga EULEX-i, kurse te tre rrokaqiejt prezent kanë qenë edhe EOD -KFOR-i, po ashtu EOD e Policisë së Kosovës është në vend të ngjarjes”, thuhet në njoftim.

“Lista preliminare e armëve dhe pajisjeve tjera të sekuestruara:

87 copë eksploziv të tipit TM 1003
granata hedhës dore (zola)
1 armë automatike AK-471
minë kundër këmbësorisë e tipit MRUD14
karikatorë
Municion të kalibrave të ndryshëm
63 detonatorë elektrik
23 detonatorë mekanik
1 orë për aktivizim
1 granatë dore M793
tuba
fitila ndezës
Çanta, radiolidhje, antiplumba, pajisje medicionale, gyksore (jelek për bartje të
karikatorëve), maskë kundër gazit, bateri etj”.