Aksioni i policisë për rastin e vrasjes së policit në Kaçanik, reagon Sveçla

E publikuar: 21/04/2025 09:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti, Xhelal Sveçla ka reaguar për aksionin në Kaçanik, i cili ndërlidhet me rastin e vrasjes së rreshterit policor, Muhamed Lika.

Ai ka thënë se Muhamed Lika, familja e tij, Policia e Kosovës, populli dhe shteti kërkojnë dhe meritojnë drejtësi.

“Muhamed Lika, familja e tij, Policia e Kosovës, populli dhe shteti kërkojnë dhe meritojnë drejtësi. 0 tolerancë!”, ka shkruar ai.

Ndryshe, në media është raportuar se disa persona janë arrestuar deri më tani në lidhje me rastin.

Për rastin ka folur edhe Policia e Kosovës e cila ka bërë të ditur se aksioni ndërlidhet me vrasjen e rreshterit policor, Muhamed Lika.

“Policia e Kosovës, me njësitë e saja relevante pas hetimeve intensive, sot në orët e hershme të mengjesit ka filluar një operacion policor, i cili ndërlidhet me rastin e vrasjes së Rreshterit policor Muhamed Lika në Kaçanik. Pas përfundimit të operacionit policor, do të bëhen publike informacione shtesë”, ka thënë zëdhënësi Baki Kelani.

LEXO EDHE:

Policia jep detaje për aksionin e madh në Kaçanik, ndërlidhet me vrasjen e policit Muhamed Lika