Vazhdon aksioni i Policisë për kapjen e grabitësit të arratisur, “rrethohet” Arbëria

E publikuar: 30/11/2023 14:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës ka zhvilluar aksionin për kapjen e të dyshuarve për grabitjen e argjendarisë në Suharekë, raporton Ekonomia Online. Gjatë operacionit, ka pasur shkëmbim të zjarrit ndërmjet Policisë dhe të dyshuarit. I dyshuari Dukagjin Gashi është vrarë nga Policia e Kosovës, ndërkaq një polic është plagosur gjatë të shtënave me armë. Polici i plagosur ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Policia e ka arrestuar të dyshuarit e tjerë për përfshirje në grabitjen e armatosur në Suharekë, Bujar Basha dhe Leutrim Cakolli.

Më 22 nëntor ka ndodhur një plaçkitje e armatosur në një argjendari në qytetin e Suharekës. Në tentativën për ta parandaluar plaçkitjen, është plagosur një polic. Nga ky incident, përveç një polici të plagosur, kishte mbetur edhe një tjetër i lënduar.

Gjykata e Prizrenit ka vendosur një muaj paraburgim për dy të dyshuarit në lidhje me rastin e grabitjes në një argjendari në Suharekë.

Të dy të dyshuarit, Albin Beqiri dhe Fatmir Tahiri, dyshohen për ndihmë në kryerjen e grabitjes së armatosur. Prokuroria ka kërkuar masën e paraburgimit gjatë një seance paraprake në Gjykatën e Prizrenit, ndërsa të dyshuarit janë dërguar në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz.