Njësia për reagim të shpejtë e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, ka arritur të arrestojë personin e dyshuar për kërcënim ndaj Ambasadës së Finlandës.
Sipas aksionit policor, i cili është transmetuar në emisionin Drejtësia në Kosovë, i dyshuari ka arritur të fshihej në dhomën e fjetjes gjatë qëndrimit të tij në Obiliq, njofton Klan Kosova.
Aksioni është filmuar javën e kaluar dhe gjatë të njëjtit janë përshirë edhe njësitë elite të policies.
Më tej njëri nga pjesëmarrësit e këtij aksioni policor ka bërë të ditur për tentimin e të dyshuarit për fshehje në një dollap.