
Nga data 1 prill qytetarët pritet t’i marrin faturat e energjisë elektrike me tarifa me të larta.
Kjo pasi Zyra e Rregullatorit për Energjisë Elektrike ka propozuar rritjen e çmimit të rrymës për 15% nga muaji i ardhshëm.
E kjo nuk është mirëpritur nga qytetarët në vend.
Madje, këta, kanë nisur edhe një iniciativë në rrjetet sociale me moton “Asnjë cent më shumë”.
Në kuadër të Grupit organizativ ‘Asnjë cent më shumë’, ditën e djeshme u organizua një aksion para zyrave të ZRRE-së kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike për 15%
Para hyrjes së zyrave të ZRRE-së, u mbajt një aksion kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike. Aty u kërkua që të mos aprovohet blloktarifa prej 15% e propozuar nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë.
Një aksion i tillë është paralajmëruar edhe sot për në ora 11:00.