Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka njoftuar se në koordinim me Policinë e Kosovës ka realizuar aksion në fshatrat Bivolak, Zhilivodë dhe Stroc të komunës së Vushtrrisë, përkitazi me dyshimet për nxjerrje ilegale të thëngjillit në këto lokacione.
Bëhet e ditur se gjatë aksionit janë arrestuar gjashtë (6) persona të cilët do të intervistohen nga policia, me dyshimin për kryerjen e veprave penale “Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit“ dhe “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm“.
Po ashtu, janë sekuestruar tre (3) eskavatorë, gjashtë (6) kamioneta, dhe një (1) traktor, që dyshohen se janë përdorur për kryerjen e veprave penale.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë mbetet e përkushtuar në luftimin e veprave penale që cenojnë mjedisin, dhe do të vazhdojë me vendosmëri të ndjekë penalisht të gjithë ata që shkaktojnë dëme ndaj natyrës dhe pasurisë së përbashkët

















