Aksion i policisë në tri barnatore të Prishtinës – kapen barna të kontrabanduara në vlerë 10 mijë euro

E publikuar: 23/02/2022 16:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Njësitet e Doganës së Kosovës kanë organizuar kontrolla në tri barnatore në Prishtinë.

Siç njoftohet, gjatë kontrollës është hasur në 482 artikuj të ndryshëm (482 lloje të Barnave) të kontrabanduar / pa dokumentacion përcjellës, me vlerë rreth 10 mijë euro.

Me këtë rast malli është sekuestruar dhe është proceduar me tutje në procedurë kundërvajtse.

“Dogana e Kosovës në bashkëpunim me autoritetet kompetente do të vazhdojë të ushtroj kontrolla në kuadër të realizimit të detyrave dhe përgjegjësive të saj, me qëllimin e vetëm parandalimin e veprimtarive ilegale në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Dogana e Kosovës fton qytetarët të njoftojnë secilin rast të sjelljes jo etike të zyrtarëve doganor në numrin e telefonit 080050095.