Meqenëse në Qendrën e Transfuzionit ka mungesë të gjakut, së fundi është ndërmarrë një aksion për dhurim të gjakut në baza vullnetare.
Një grup i qytetarësh po organizon më 10 dhjetor një aksion për dhurimin e gjakut në qendër të kryeqytetit kosovar.
E gjithë kjo bëhet në bashkëpunim me Qendrën e Transfuzionit të Gjakut në Prishtinë.
“Me 10 dhjetor, vet i 10 dhuro gjak!”, është motoja i këtij aksioni humanitar.
Sipas organizatorëve, aksioni do të mbahet në sheshin e quajtur sipas humanistes Nëna Tereza dhe do të mbahet ditën e enjte me fillim në ora 10:00.
“Duke ditur se nevojat për gjak janë të mëdha, ne, një grup qytetarësh me iniciativë vetanake, kemi vendosur të organizojmë një aktivitet – aksion humanitar për dhurimin e gjakut, në ndihme të pacientëve në nevojë për gjak.
Në bashkëpunim me Qendrën e Transfuzionit të Gjakut, këtë aktivitet e kemi paraparë të realizojmë më 10 Dhjetor 2015, e enjte, në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë, duke filluar nga ora 11:00-16:00.
Ftojmë qytetarët vullnetmirë të na bashkohen”, thuhet në njoftimin e këtyre qytetarëve.