Ish-sulmuesi i Barcelonës, Interit dhe Chelseat, Samuel Eto’o është përfshirë në një aksident trafiku me veturë sot, por raportohet se ai është një gjendje stabile shëndetësore, përcjell KosovaPress.
Legjenda e Kamerunit ishte duke vozitur në regjionin Nkongsamba-Littoral dhe thuhet se është goditur nga një autobus.
39’ vjeçari është dërguar në spital dhe thuhet se është mirë me shëndet. Pamjet e shpërndara nëpër rrjetet sociale tregojnë makinën e tij shumë të dëmtuar.
❗Samuel Eto’o was involved in a car accident in Cameroon this morning. The Barça legend was immediately transferred to a hospital, but he is in stable and fine condition. pic.twitter.com/dLg58iD4wD
— Barça Universal (@BarcaUniversal) November 8, 2020