Një fëmijë është goditur nga vetura të enjten rreth orës 20 e 30 minuta në Badovc të Graçanicës.
Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin që ka shkaktuar aksidentin dhe i njëjti është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull Kosovar/Shqiptar, pasi që i njëjti gjersa ishte duke drejtuar veturën e tij nga pakujdesia ka goditur viktimën mashkull K/Shqiptar (këmbësor) duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore”, kanë deklaruar zyrtarët policor, raporton Indeksonline.
Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ku po vazhdon të kurohet ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.