Aksidentohet kryetari i Kamenicës, Begzad Sinani

E publikuar: 26/10/2015 11:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i komunës së Kamenicës është aksidentuar sot në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, konkretisht, në Veternik afër qendrës tregtare Albi Mall
Arbresh.info, mëson se vetura zyrtare e Sinanit është shkatërruar në masë të madhe ndërkohë që vetë kryetari nuk ka pësuar lëndime serioze.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitet e Policisë së Kosovës./arbresh.info.