Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka vizituar në spital kandidatin për deputet të kësaj partie, Betim Gjoshi, pasi i njëjti ka pësuar një aksident dhe është detyruar t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjike.
“Fushata dhe dimri i kanë edhe këto sfidat e veta. Fatmirësisht, Betim Gjoshi e përballoi me sukses ndërhyrjen kirurgjike, edhe pse lëndimi nuk ishte i lehtë”.
“Të kaluara sa më shpejt, Betim! Të presim shëndosh e mirë pranë qytetarëve, të cilët të mbështesin dhe të duan si përfaqësuesin e tyre në Kuvendin e Kosovës”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.