Aksidenti tragjik i tifozëve të PAOK/ Këta janë dy shqiptarët që ndërruan jetë

E publikuar: 27/01/2026 20:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me aksidentin tragjik të regjistuar të martën në Rumani ku humbën jetën 7 tifozë të PAOK. Mes viktimave është identifikuar viktima e dytë shqiptare.

Pas Vasil Pilos, viktima e dytë shqiptare e identifikuar është Genci Sadiku.

Dy shqiptarët humbën jetën pasi mjeti i tyre u përplas drejtpërdrejtë me një kamion.

Nga pamjet e publikuara duket momenti kur furgoni me të cilin udhëtonin 7 viktimat po qarkullonte në korsinë e gabuar e cila rezultoi me përplasjen kokë më kokë me kamionin.