Stephen James e ka kompletuar rimorkion e 17 mijë funteve, me televizion, stufë me dru, furrë me mikrovalë, dhomë të fjetjes dhe dush.
Ish-punonjësi i kompanisë së higjienës, tani si 59-vjeçar duhet të jetojë në ambient të improvizuar, sepse një aksident e la të paaftë për punë, transmeton Telegrafi.
Kamionin e pajisur me disa gjeneratorë dhe panele diellore, ai e ka parkuar ën një hapësirë të lirë në Derbyshire të Anglisë, ku nuk detyrohet të paguajë tatim.
Megjithëse merr kompensimet e duhura, atij nuk mjaftojnë për vete, qenin dhe papagallin bashkë me të cilët jeton në rimorkio.
“Lënia e gjërave vetëm, kur më duhet të largohem, është sikur komore, sepse mund të mi vjedhin apo dëmtojnë, andaj kërkoi hapësirë të sigurt për parkim” ka thënë James.
Brenda kamionit në rimorkio që shërbente për të transportuar e kuaj të garave, që ka viti 2013 e ka mërsituar atë së tepërmi.
Andaj, kërkon që të vendoset pranë ndonjë ferme, ku mund ta kujdesej për të mbjellat dhe të bënte roje gjatë natës. /Telegrafi/