Pak minuta më parë, në Gllarevë të Klinës ka ndodhur një aksident zingjiror, ku janë përfshirë tri automjete.
Sipas lexuesit që i ka dërguar pamjet nga vendi i ngjarjes te Gazeta Infokus, nuk bëhet fjalë për të lënduar por që dëmet materiale në këtë aksident janë evidente.
Pikërisht në këtë kryqëzim rrugësh në Gllarevë, aksidentet janë thuajse të shpeshta.
Sipas qytetarëve të këtij vendbanimi, aksidentet vijnë si rrjedhojë e komunikacionit të dendur dhe pakujdesisë në përshtatje të shpejtësisë, por edhe infrastrukturës jo adekuate në këtë kryqëzim rruge.



















