Aksident tragjik në Vlorë, dy viktima dhe një i lënduar rëndë

E publikuar: 22/03/2026 22:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur sot në aksin Vlorë–Kotë, në zonën e fshatit Drashovicë, përgjatë rrugës së lumit të Vlorës.

Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë dy automjete: një mjet tip “Benz” dhe një mjet tip “Ford”. Nga përplasja e fortë dyshohet se të dy drejtuesit e mjeteve kanë humbur jetën në vendngjarje.

Ndërkohë, një person i tretë është transportuar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Forcat e policisë dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.