Aksident tragjik në Selanik, motorri përplas për vdekje kalimtaren

E publikuar: 22/05/2024 23:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të mërkure, në Selanik.

Një motorr ka përplasur një kalimtare, teksa kjo e fundit ishte duke kaluar rrugën.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën Vasilissis Olgas, ku drejtuesi i motorit në rrethana ende të paqarta ka përplasur 68-vjeçaren, e cila mori plagë të shumta dhe u dërgua fillimisht në spital, por fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë.

Sipas mediave vendase si pasojë e aksidetit gruaja, identiteti i të cilit ende nuk bëhet me dije, ka pësuar dëmtime të rënda në tru. Në vendngjarje ka mbërritur një patrullë policie si dhe autoambulanca që kanë dërguar gruan drejt spitalit, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, gruaja dha frymën e fundit.

Ndërkohë drejtuesi i motorrit është shoqëruar nga policia për veprime të mëtejshme.

 

Gatimet tona pjekën në prush, prandaj edhe janë më të shijshme!

Posted by Pep's Taverna on Tuesday, April 28, 2020