Aksident tragjik në cirkun italian: Akrobati humb jetën pas një shfaqjeje të rrezikshme

E publikuar: 23/11/2025 10:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një aksident tragjik ka ndodhur në një cirk në Itali, ku një akrobat humbi jetën para syve të publikut pasi një shfaqje rrezikshme shkoi keq.

Ngjarja e rëndë ndodhi në qytetin Sant’Anastasia, afër Napolit, gjatë një shfaqjeje nga cirku Imperial Royal, njofton Wanted in Rome.

Aksidenti ka ndodhur gjatë performancës së famshme të “Globi i Vdekjes”, ku tre motoçiklistë profesionistë hipën të tre njëkohësisht në një sferë të madhe çeliku. Tre burrat, një 26-vjeçar kilian, një 43-vjeçar meksikan dhe një 43-vjeçar kolumbian, ishin duke kryer aktin në errësirë, me dritat LED që ndriçonin vetëm kostumet e tyre.

Sipas informacioneve të para, akrobati kilian humbi kontrollin e motoçikletës dhe ra nga sfera. Kur u ndezën dritat, u pa menjëherë se gjendja ishte shumë e rëndë.

Sipas gazetës Corriere della Sera, 26-vjeçari vdiq pak pas aksidentit.

Tragjedia ndodhi para një audience të mbushur plot, përfshirë një numër të madh fëmijësh, disa prej të cilëve po filmonin shfaqjen me telefonat e tyre.

Policia ka nisur një hetim dhe po mbledh pamjet amatoreske të vizitorëve për të sqaruar rrethanat e plota të aksidentit. Kryebashkiaku i Sant’Anastasias, Domenico Esposito, e ka cilësuar këtë ngjarje si “shkatërruese” dhe ka shprehur ngushëllime për familjet e viktimës.

“E di që shumë fëmijë ishin të pranishëm dhe e panë këtë tragjedi”, tha Esposito.

“Ne bashkohemi me dhimbjen e familjeve të prekura nga ky incident tragjik.