Aksident tragjik: Humbin jetën dy motra nga Rahoveci

E publikuar: 07/09/2015 10:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një aksident i rënd trafiku ka ndodhur dje në mesditë në rrugën magjistrale Prizren-Suharekë, saktësisht në fshatin Lubizhdë, ku si pasojë kanë vdekur dy gra dhe tre të tjerë të lënduar.

Sipas hetuesve të trafikut rajonal që kanë kryer hetime në vendin e ngjarjes thuhet se vetura Golf II në të cilën ndodheshin katër gra dhe një burrë kishte dalë nga restoranti dhe ishte kyçur në rrugë për në Prizren dhe pas nja 25 metrash, nga prapa, goditet nga një veturë e llojit BMË e cila vinte me një shpejtësi të papërshtatshme.

Në raporte hetimore ceket se shoferi i veturës në momentin e aksidentit kishte qenë nën ndikim të alkoolit (1.62 promil).
Në vendin e ngjarjes kanë humbur jetë dy motra të moshës 60 dhe 65 vjeçe. N

dërsa, ndihmë mjekësore kanë kërkuar katër persona, ndër ta edhe shoferi i dyshuar i cili pas lirimit nga urgjenca është arrestuar. Trupat e pa jetë janë dërguar në autopsi.