Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Ferizaj.
Në pamjet e siguruara nga Klan Kosova shihen disa vetura që kanë dalë nga rruga, si pasojë e kushteve të vështira për shkak të reshjeve të dendura të shiut.
Policia e Ferizajit gjithashtu thotë se kanë ndodhur edhe disa aksidente të tjera atje, por që sipas tyre deri më tani nuk raportohet për të lënduar.

















