Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur sot, në rrugën Prishtinë-Ferizaj, ku humbi jetën një grua.
Kjo është konfirmuar për media nga Zëdhënësja e Policisë, Florie Ahmeti.
“Sot rreth orës 13:15 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë – Ferizaj, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, dy automjete (një kamion dhe një veturë), të cilat kanë qenë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar një person e cila nuk ka arritë të përballojnë plagët dhe e njëjta ka ndërruar jetë. Vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, theksoi ajo.