Aksident i tmerrshëm, një i vdekur e tre të lënduar në rrugën Shtime – Prishtinë

E publikuar: 19/10/2016 09:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një aksident me fatalitet ka ndodhur sonte në magjistralen Shtime-Prishtinë, në fshatin Grackë në të cilin pasojë një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë janë lënduar, transmeton “kp”.

Viktima që ka humbur jetën është një djalë i moshës së re. Ai është dërguar në Qendrën Emergjente pa shenja jete. Bashkë me të është dërguar edhe babai i tij, i cili ka pësuar lëndime trupore.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, për “kp” e ka konfirmuar aksidentin, por jo edhe pasojat në njerëz.

“Mund të ju konfirmoj se: Në rrugën Lipjan – Shtime, konkretisht në Grackë e Re është shkaktuar një aksident i rëndë komunikacioni rrugor me pasoja fatale. Të përfshira në këtë aksident janë tri (3) automjete. Njësitet relevante të Policisë kanë dalë ne vendin e aksidentit dhe po hetojnë rrethanat dhe shkaqet që kanë quar deri te ky aksident i rëndë. Për pasojat në njerëz dhe shkallën e lëndimeve të tyre ju lutem adresoheni në QKUK”, tha ai.