Dy persona kanë vdekur dhe katër të tjerë janë lënduar, në një aksident trafiku që ka ndodhur sonte në fshatin Vranidoll të Prishtinës.
Kallxo.com mëson se viktimat janë një person i moshuar dhe një grua, ndërsa janë lënduar edhe katër persona të tjerë.
Rruga ku ka ndodhur aksidenti është bllokuar për më shumë se një orë.
Në vendin e ngjarjes për t’iu dalë në ndihmë policëve janë parë edhe zjarrfikësit.

















