Aksident në Rahovec, lëndohen tre persona

E publikuar: 20/12/2023 23:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Tre persona kanë mbetur të lënduar si shkak i një aksidenti që ka ndodhur sonte në Rahovec.

Në aksident ishin të përfshirë dy automjete. Kështu ka konfirmuar Sheremet Elezaj, zëdhënës i policisë për rajonin e Gjakovës për media.

“Rreth orës 20:05 është raportuar aksident trafiku në rrugën “UÇK” në Rahovec. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku të përfshirë në aksident kanë qenë dy automjete. Për pasojë, përveç dëmeve materiale tre persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore.”