Aksident në Mitrovicë, këmbësori dërgohet në QKUK

E publikuar: 04/02/2018 23:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një aksident me të lënduar ka ndodhur sonte në Mitrovicë.
Mësohet se lëndime trupore ka pësuar një këmbësor, i cili është goditur nga një veturë.

Policia e Mitrovicës ka konfirmuar aksidentin në fjalë.

Sipas zëdhënësit të Policisë Rajonale të Mitrovicës, Avni Zahiti, aksidenti raportohet të ketë ndodhur rreth orës 19:00, në rr. “Dëshmorët e Kombit”, segmenti rrugor zona Shipol në Mitrovicë.

Sipas zëdhënësit, i lënduari 33 vjeçar, pas tretmanit në Spitalin Rajonal në Mitrovicë, është dërguar në QKUK.

“Të dyshuarit, drejtuesit të veturës, i është caktuar masa e ndalimit policor”, tha Avni Zahiti për kallxo.com./GazetaExpress/