Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Lluzhan të Podujevës, ku një person ka mbetur i lënduar rëndë.
Këtë për media e konfirmoi drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Naser Syla.
“Pacienti është në gjendje të rëndë, në rrezik për jetë.” – tha ai.
Në vendin e ngjarjes ka dalë Policia e Kosovës, ndonëse një raport zyrtar për rastin ende nuk kanë dërguar.