Një person ka ndërruar jetë dhe dy të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në fshatin Bujanë të Lipjanit.
Këtë për Klan Kosovën e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti ka treguar se aksidenti ka ndodhur në orën 17:00 ku janë përfshirë dy vetura dhe një traktor. Ajo poashtu ka thënë se dy personat e tjerë që janë lënduar në këtë aksident janë duke marrë trajtimin e duhur mjekësor.
(Foto ilustrim)