Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në fshatin Gllarevë të Klinës.
Në aksident ishin të përfshira dy vetura.
Kështu bëri të ditur për Klankosova.tv Driton Rugova, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës.
Rugova tha se personat e lënduar kanë marrë tretman mjekësor.
“Rreth orës 15:20, policia është informuar për një aksident trafiku, i cili ka ndodhur në fshatin Gllarevë – Klinë, në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura dhe si pasojë 4 persona kanë pësuar lëndime trupore, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor”.
















