Aksident mes trenit dhe një veturë në Pejë

E publikuar: 24/03/2022 21:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mes trenit dhe një veture, në fshatin Llabjan të Pejës, të enjten.

Këtë e konfirmoi zëdhënësi i Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës në Pejë, Fadil Gashi.

“Personit të lënduar i është ofruar tretman mjekësor në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës”.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet policore”, ka thënë Gashi.